LAJMI I FUNDIT:

Ish- i burgosuri i famshëm del publikisht me të dashurën e re pasanike (Foto)

Ish- i burgosuri i famshëm del publikisht me të dashurën e re pasanike (Foto)

Jeremy Meeks dhe Chloe Green nuk mund t’i hiqnin duart nga njëri-tjetri teksa pozonin në kuadër të hapjes së dyqanit të ri të Topshopit në Los Angeles.

Ish- i burgosuri, i cili u bë i njohur falë dukjes së tij, është ndarë nga gruaja dhe ka nisur një romancë me trashëgimtaren e pasur – vajzën e biznesmenit të Top-Shopit, Sir Philip Green.


Ditë më parë 33-vjeçari ka bërë kërkesë për shkurorëzim nga gruaja, me të cilën u nda pasi u publikuan në internet fotografitë e tij me të dashurën e re.

‘Krimineli i bukur’ thotë se nuk është tradhtia shkaku i ndarjes me gruan (Foto)
Lexo po ashtu ‘Krimineli i bukur’ thotë se nuk është tradhtia shkaku i ndarjes me gruan (Foto)

Ndërsa tashmë, çifti i ri e ka zyrtarizuar lidhjen me daljen publike në evenimentin e Topshopit në SHBA.

Meeks, i cili është baba i tre fëmijëve, ai ishte dënuar me dy vite burg në vitin 2014, për armëmbajtje pa leje, por mori famë me dukjen e tij dhe u angazhua si model pas daljes nga burgu. /Telegrafi/