LAJMI I FUNDIT:

‘Krimineli i bukur’ thotë se nuk është tradhtia shkaku i ndarjes me gruan (Foto)

‘Krimineli i bukur’ thotë se nuk është tradhtia shkaku i ndarjes me gruan (Foto)

Pas martesës tetëvjeçare me gruan e tij, Melissa, Jeremy Meeks i ka bërë kërkesë për shkurorëzim.

Duke qenë se në fillim të këtij muaji u fotografua duke u puthur me Chloe Green, vajzën e biznesmenit të Top-Shopit, Sir Philip Green, mediat kanë raportuar se tradhtia ishte shkaku i ndarjes.


‘Krimineli më i bukur në botë’ fotografohet duke e tradhtuar gruan me pasaniken e Top-Shopit (Foto)
Lexo po ashtu ‘Krimineli më i bukur në botë’ fotografohet duke e tradhtuar gruan me pasaniken e Top-Shopit (Foto)

Mirëpo, në dokumentet për shkurorëzim, ‘krimineli më i bukur në botë’ si arsye i ka përmendur “dallimet e papajtueshme”.

Ai kaloi disa momente intime me pasaniken Chloe Green (Abaca/Flynet)

33-vjeçari ka bërë kërkesë për shkurorëzim vetëm një ditë pasi gruaja e tij u tha mediave se planifikon të ndahet.

Meeks është baba i tre fëmijëve, ashtu që ka kërkuar kujdestari të përbashkët.

Meeks tashmë del publikisht me Chloe (Splash News)

Kujtojmë se ai ishte dënuar me dy vite burg në vitin 2014, për armëmbajtje pa leje, por mori famë me pamjen e tij, ndërsa menjëherë sapo u lirua nga burgu siguroi shpejt edhe një kontratë si model. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori