Trajneri i Kombëtares U-19, Erjon Bogdani, shprehet i lumtur për emërimin e Christian Panucci në stolin kuqezi duke besuar se ai do të bëjë më të mirën për Kombëtaren shqiptare.
Në një intervistë për “Supersport”, Bogdani tregon për duelet që ka pasur me italianin në fushën e lojës si dhe për programin e skuadrës që ai drejton duke paralajmëruar tre takime miqësore përpara kualifikueseve që do të zhvillohen në muajin tetor.
“Emërimi i Panuccit? Më bëhet shumë qejfi sepse është moshë e re dhe ka shumë eksperiencë si futbollist pasi ka luajtur në të gjitha ekipet më të mira të Evropës. Është një djalë me karakter dhe unë besoj se ka për të bërë më të mirën për Kombëtaren.”
“Duelet me Panuccin në fushën e lojës? Si lojtar nuk mund të flas unë sepse e tregon karriera që ka bërë. Ka luajtur me ekipet më të mira të Evropës. Kam luajtur shumë kundër tij dhe ka fituar shumë ndeshje ndaj meje, por disa ndeshje i kam fituar edhe unë. Megjithatë kemi pasur raporte të mira në fushë. Nuk është se flitet shumë në fushë, por mund të them që ndërhyrjet kanë qene korrekte. Për duelet duhet të pyesësh më shumë atë se sa mua. Kam fituar kundër Romës, kam luajtur edhe kur ka qenë me Genoan dhe kam marrëdhënie mjaft të mira.”
“Programi i Kombëtares U-19 Në 23 gusht kemi një ndeshje miqësore me Kazakistanin U-18, pastaj në 29 gusht dhe 1 shtator do të ndeshemi me Gjeorgjinë që është një ekip shumë i mirë sepse ishin në 1/8-at e Evropianit që u zhvillua për U-19, më pas në tetor do të luajmë eliminatoret këtu në Shqipëri, ku shpresoj të japim maksimumin dhe të ecim përpara. Në këto tre miqësore dua të konsolidoj grupin. I kam parë lojtarët dhe do të marr më të mirët dhe pastaj në tetor do të luajmë edhe ndeshjet kualifikuese”, ka thënë Bogdani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Formacionet zyrtare, Roma – Bayer Leverkusen: De Rossi dhe Alonso me më të mirët në dispozicion
Lucas Hernandez ka pësuar dëmtim të rëndë, nuk do të luajë në Euro 2024
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga “Anfield Road” në fund të sezonit – në listë edhe emra të rëndësishëm
Karim Benzema kthehet në Real Madrid
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit