Policia në Tiranë ka finalizuar operacionin e koduar “Pagesa”, ku është zbardhur tentativa e vrasjes me pagesë kundrejt një shtetasi me ç’rast janë arrestuar në flagrancë pesë persona si dhe është sekuestruar arma e krimit, pistoletë.
Policia thotë se në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 20 korrik në rrugën Tafaj, përballë shkollës së mesme “Partizani” Tiranë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi M. P, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, u organizua puna për zbardhjen, dokumentimin dhe arrestimin e autorëve.
“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të strukturave të policisë, kryerjes së veprimeve profesionale dhe hetimore paraprake në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, grumbullimit të provave në vendngjarje, si dhe nga informacionet e marra nga vetë strukturat policore, është bërë e mundur që brenda 24 orëve të zbardhet dhe të dokumentohet e gjithë ngjarja. Është dokumentuar i gjithë mekanizmi i ngjarjes, ku kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, mbetur në tentativë, nga një grup i strukturuar kriminal. Si rezultat i operacionit u arrestuan të gjithë anëtarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit , më konkretisht E. Z, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000 (tetëdhjetë mijë) eurosh, shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Sh.B. dhe bashkëpunëtorëve të tij. Sh.B, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54(TT). M. T. , 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili është bashkëpunëtor në tentativën e vrasjes. T. H, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit , të autorëve të krimit. E. T, 22 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, vëllai I M. T, pjesëtar aktiv i këtij grupi kriminal” (sic.), thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe