LAJMI I FUNDIT:

Yee: I fuqishëm angazhimi amerikan në Ballkan

Yee: I fuqishëm angazhimi amerikan në Ballkan

Përderisa zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence përgatitet për vizitën e fillim gushtit në Malin e Zi ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor, zyrtari i lartë i Deparatamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, garanton edhe një herë se angazhimi amerikan në rajon mbetet i fuqishëm.

Komentet e zëvendësndihmës sekretarit për Evropën dhe Euroazinë vijnë në mesin e shqetësimeve se shkrutimet e thella të propozuara në buxhetin e këtij departamenti do të minimizojë rolin e Washingtonit në demokracitë e brishta e të ekspozuara ndaj influencës ruse.

Kur vjen fjala tek interesat e përbashkëta në rajon siç është terrorizmi Shtetet e Bashkuara, shpjegon Yee për Zërin e Amerikës, do të bashkëpunojnë ngushtë me Moskën.


“Por aty ku Rusia dhe SHBA-ja nuk shihen sy me sy, e ku ndoshta punohet me linja të kundërta, Amerika siç e ka thënë sekretari Rex Tillerson, dhe zv. presidenti Pence, do të mbrojë me vendosmëri interesat e vlerat e saj dhe ato të aleatëve, dhe kjo është ajo që ne po bëjmë tani”, ishte deklarata e Yee.

“Ne po marrim hapa që të forcojmë shtetet e këtij rajoni ndaj influencës malinje, qoftë ajo nga Rusia, burime, vende apo faktorë të tjerë, në mënyrë që të sigurohemi se as Moska, as ndonjë aktor tjetër nuk do të arrijë të ushtrojë këtë lloj ndikimi të dëmshëm në politikën e jashtme apo atë të brendshme të vendeve ballkanike”, tha Yee.

Një prej rasteve që duhet të shqetësonte çdo demokraci në Europë, është sipas tij, ndërhyrja ruse në Malin e Zi.

“Provat e dëshmojnë qartë se Moska është e gatshme jo vetëm të ndërhyjë në zgjedhje, por edhe të rrëzojë qeverinë e zgjedhur në rrugë demokratike të një shteti tjetër, një shtet që sapo u bë anëtar i NATO-s, ndaj vendet e tjera të Ballkanit duhet të bëjnë shumë kujdes”, këshillon zyrtari i lartë amerikan.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur së fundi shqetësim edhe mbi mënyrën se si operon Rusia në Serbi, një vend të cilin shumë grupe perëndimore mendojnë se Kremlini po e përdor si bazë për kundërvënie ndaj interesave amerikane në Ballkan.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori