Në gjykimin ku Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre u përmend emri i Adem Salihajt.
Salihaj u përmend gjatë dëshmisë së Beqir Dedës.
Deda ishte i akuzuar në këtë proces, por prokuroria u tërhoq pastaj nga ndjekja penale e tij.
Pyetjet e prokurorit Charles Hardaway për Dedën lidheshin kryesisht me tenderët rreth mirëmbajtjes verore të rrugëve në tregun e Ferizajt.
Gjatë tyre u përmend edhe emri i Adem Salihajt. Salihaj ishte kryetar i Ferizajt dhe ish- deputet i LDK-së.
“Përderisa ke qenë në kompaninë ‘Burimi’ a ka ndodhë ndonjëherë Adem Salihaj që është marrë me politikë të ketë lidhje me kompaninë ‘Burimi’?”,e pyeti Dedën prokurori.
E Deda u përgjigj me “hiq, kurrë në jetë”.
Dëshmitari më pas u pyet nga prokurori Hardaway se në vitin 2008 a kishte punuar në Stagovë të Kaçanikut kompania “Burimi” në asfaltim.
Deda tha se kompania ka punuar në Kaçanik, por jo në tenderët e hapur nga ish- Ministria e Transportit.
Ali Aliu, që dëshmoi në seancën e kaluar të këtij procesi gjyqësor, dëshmitarit të sotëm Deda i iste referuar si nip.
Por Deda mohoi se ka lidhje familjare me Aliun.
“Gabim e ka pas kur mu ka referuar me nip, sepse unë nuk kam asnjë lidhje familjare me ta. Unë e kam kompaninë time dhe nuk kam nevojë të punoj me Ali Aliun dhe nuk varem nga Ali Aliu”, tha dëshmitari Deda.
Por prokurori Hardaway e ballafaqoi Dedën me një komunikim të bërë mes tij dhe dëshmitarit Aliu.
Në komunikim Aliu i thoshte Dedës “mos t’ka thirrë najkush”, ndërsa Deda i përgjigjej: “Jo, jo”. Në fund Aliu i thoshte Dedës “Hajt se t’thirrin”, ndërsa Deda i përgjigjej “Po thu, a?”
Pas ballafaqimit me këtë komunikim,prokurori Hardaway e pyeti Dedën, nëse komunikimi-telefonata lidhej me mirëmbajtjen verore të rrugëve në Ferizaj.
Këtë pyetje Tahir Rrecaj, avokati i Fatmir Limajt e cilësoi spekulim, ndërsa Deda tregoi se telefonata mund të lidhej me zallin që ai tha se në atë kohë e merrte nga toka e Aliut.
“Alija nuk ka qenë person i rëndësishëm, nuk ka qenë i besueshëm, ka mujt me më thirrë, por për mu nuk ka qenë e rëndësishme”, shtoi Deda.
Deda do ta vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e radhës.
Në këtë gjykim, Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre.
Në procesin e njëjtë me Limajn dhe për akuza të njëjta me të nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.
Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.
Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje