LAJMI I FUNDIT:

”Bashkia e Shkupit më se e përgatitur për UEFA Super Cup”

”Bashkia e Shkupit më se e përgatitur për UEFA Super Cup”

Bashkia e Shkupit, është tërësisht e përgatitur për UEFA Super Cup 2017 që do të luhet më 8 gusht në Arenën kombëtare ‘Filipi i Dytë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Super Cup-in e sivjetshëm, dy klubet më të mëdha futbollistike në botë, Real Madrid dhe Manchester United, do t’i masin forcat e tyre.


Detajet e përgatitjes për këtë ngjarje të madhe sportive, në konferencën e përbashkët për shtyp i kumtoi kryetari i Bashkisë, Koce Trajanovski, zëdhënësi i Fedaratës futbollistike të Maqedonisë, Zllatko Andonovski dhe drejtori i marketingut të Idea Lab, Dimitar Atanasovski.

Në konferencë u theksua se FFM, në mënyrë aktive është përfshurë në përgatitjet e UEFA Super Cup 2017.

Përndryshe, në ndeshjen Real Madrid-Manchester United, dhjetëra mijëra qytetarë nga Maqedonia, kanë treguar interes për të qenë të pranishëm në stadium. /Telegrafi/