Komuna e Mitrovicës Veriore nuk po i zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kjo komunë ende operon me një Udhëzim të UNMIK-ut i cili është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë.
Kjo komunë e krijuar si derivat i planit gjithëpërfshirës të Ahtisarit, sipas Auditorit të Përgjithshëm nuk po e zbaton Ligjin për Tatimin në Pronë dhe lejet e ndërtimit.
“Komuna nuk është duke zbatuar Ligjin për Tatimin në Pronë dhe Ligjin për Ndërtimet”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit për Mitrovicën Veriore.
Kjo komunë e ka lëshuar vetëm një leje të ndërtimit nga e cila i ka inkasuar 19 mijë e 568 euro. E arkëtimin e të hyrave nga lejet e ndërtimit dhe tatimi në pronë, Komuna e Mitrovicës Veriore e bënë bazuar në një vendim të UNMIK-ut.
“Komuna ende bën arkëtimin e të hyrave duke u bazuar në një vendim nga koha e UNMIK-ut. Për më tepër, ky vendim nuk parasheh të hyrat nga tatimi në pronë, lejet e ndërtimit, shfrytëzimin e pronave publike apo burime tjera të të hyrave komunale”, thuhet në raportin e Zyrës së Auditorit.
Në Komunën e Mitrovicës Veriore thonë se janë në proces të hartimit të rregullores.
“Menaxhmenti i komunës, përkundër rekomandimeve të dhëna në këtë fushë, ende nuk ka arritur të përshtat dhe të aprovojë një rregullore të re mbi taksat, ngarkesat dhe tarifat me legjislacionin në fuqi. Sipas komunës, rregullorja është në proces të hartimit të saj për t’u dërguar pastaj për miratim në Kuvendin Komunal”, tregon auditori.
Komuna, sipas auditorit, nuk ofron raport të kënaqshme menaxheriale dhe sqarime për ndryshimet e buxhetit.
“Cilësia e raportimit ende nuk është në nivelin e kënaqshëm për shkak se formati i raporteve menaxheriale nuk ofron shpjegime rreth ndryshimeve në buxhet dhe se parashikimet buxhetore nuk janë azhurnuar në baza mujore. Ngjashëm, synimet operative nuk menaxhohen në mënyrë sistematike”, thotë raporti, raporton KALLXO.com.
Në raportin e auditorit thuhet se komuna nuk ka themeluar Njësinë e Auditimit të Brendshëm përkundër se i është rekomanduar themelimi i saj vite me radhë.
Auditori ka gjetur shumë shkelje të Ligjit të Prokurimit nga Komuna e Mitrovicës Veriore.
“Nga shqyrtimi i kontratave të prokurimit kemi identifikuar aplikim të shpeshtë të procedurave të kuotimit të çmimeve dhe blerjeve minimale nën 1000 euro për kontrata të ngjashme”, thuhet në raportin e auditorit.
Komuna nuk ka rregullore për subvencione dhe shpërndarjen e tyre e bën pa kritere.
“Në 11 mostrat e testuara në vlerë 70,847 euro për dhënien e subvencioneve, nuk është vërejtur ndonjë kriter për mënyrën e dhënies dhe shfrytëzimit të atyre mjeteve. Nga të gjitha mostrat e rishikuara, kemi gjetur se përfituesit e subvencioneve në asnjë rast nuk kanë dërguar raporte kthyese për mënyrën e shfrytëzimit të atyre mjeteve”, thotë auditori.
Raporti thotë se për 5 kontrata të nënshkruara rreth 1 milion e 562 mijë e 407 euro komuna nuk kishte përgatitur plan për menaxhimin e kontratave.
Në letrën e konfirmimit drejtuar ZKA-së, kreu i komunës Goran Rakiq është pajtuar me të gjeturat e raportit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A