LAJMI I FUNDIT:

Shumica parlamentare dhe opozita nuk pajtohen për numrin e nënkryetarëve në Kuvend

Shumica parlamentare dhe opozita nuk pajtohen për numrin e nënkryetarëve në Kuvend

Shumica parlamentare dhe opozita kanë qëndrime të ndryshme për numrin e nënkryetarëve në Kuvend. Propozim i LSDM-së dhe BDI-së është Kuvendi t’i ketë pesë nënkryetarë, ndërsa OBRM-PDUKM është me qëndrimin se Kuvendi nuk duhet t’i ketë më shumë se tre nënkryetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev sot deklaroi se grupi i tij i deputetëve është me qëndrimin për pesë nënkryetarë së bashku me atë që në mënyrë ligjore i takon partisë më të madhe opozitare.

“Ne dorëzuam propozim të tillë dhe presim që kryetari sërish ta vendos në rend dite”, tha Tuntev duke iu referuar Rregullores dhe dispozitave ligjore. Përveç kësaj ai gjithashtu theksoi se deputetët nuk duhet të shkojnë në pushim derisa nuk përfundojnë seancat e filluara për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski dhe sjelljes së Buxhetit.


Numri i përgjithshëm i nënkryetarëve të Kuvendit, sipas OBRM-PDUKM-së, duhet të jetë tre.

Deputeti Antonio Milloshoski i OBRM-PDUKM-së dje deklaroi se pozitat e nënkryetarëve në Kuvend nuk janë kolltukë për t’i kënaqur interesat e koalicionit dhe se nevojitet racionalitet financiar.

“Deri më tani Kuvendi i kishte tre nënkryetarë dhe ishte shpenzim i caktuar për Kuvendin. Nëse sillet vendim Kuvendi të ketë pesë nënkryetarë do të jetë shpenzim dyfish më i madh edhe për Buxhetin edhe për Kuvendin”, theksoi Milloshoski, njofton AIM.

Sipas Rregullores për punën e Kuvendit, numrin e nënkryetarëve e përcakton Kuvendi me propozimin e kryetarit të Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Kronika e Zezë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Lajme
Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Lajme
Incident në Mitrovicë, hedhet granatë dore në oborrin e një qytetari

Incident në Mitrovicë, hedhet granatë dore në oborrin e një qytetari

Kronika e Zezë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Kalo në kategori