LAJMI I FUNDIT:

George dhe Amal Clooney shijojnë darkën e parë romantike së bashku që pas lindjes së binjakëve (Foto)

George dhe Amal Clooney shijojnë darkën e parë romantike së bashku që pas lindjes së binjakëve (Foto)

Ata aktualisht po shijojnë një pushim të largët në Liqenin e Comos, në Itali, bashkë me binjakët e tyre të vegjël.

George Clooney, 56 vjeç, dhe Amal Clooney, 39 vjeçare, dukeshin shumë të dashuruar, ndërsa dilnin për drekë me producentin Ben Weiss dhe gruan e tij në Villa d’Este Cernobbio, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Përkundër stafit të madh në shërbim, George Clooney kujdeset vet për binjakët e tij (Foto)
Lexo po ashtu Përkundër stafit të madh në shërbim, George Clooney kujdeset vet për binjakët e tij (Foto)

Amal dukej tejet elegante, veshur me një fustan të verdhë që e bënte atë të dukej vezulluese, vetëm një muaj pasi u mirëpritën fëmijët e tyre Ella dhe Aleksandër në botë.

George dhe Amal Clooney, mjaft elegantë gjatë darkës së tyre romantike në Itali

George gjithashtu i buzëqeshur, mbante veshur një këmishë të bardhë, kombinuar me pantallona të zeza për shëtitje.

Kjo është dalja e parë e tyre romantike në një darkë së bashku, që pas lindjes së binjakëve.

Udhëtimi i tyre në Itali, ku George ka në pronësi një shtëpi në Liqenin e Comos, vjen siç është raportuar se familja mund të largohet nga pronësia e tyre prej 20 milionë funtesh në Sonning-On-Thames, Berkshire.

Pas lindjes së Elle dhe Aleksandrit në datën 6 qershor, ylli është shqetësuar gjithnjë për nivelin e sigurisë në shtëpinë e tyre, sipas Life & Style.

Këto burime thonë se George kishte marrë kërcënime në të kaluarën, ndërsa ishte i shqetësuar se puna e gruas së tij si një avokate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, mund ta bënte atë një objektiv.

Gjithçka për sigurinë, Clooney braktis shtëpinë 20 milionë euroshe
Lexo po ashtu Gjithçka për sigurinë, Clooney braktis shtëpinë 20 milionë euroshe

“Ai ndihet më i sigurt nëse Amal bashkë me binjakët do jetojnë në fshat,” shpjegoi burimi i brendshëm.

Sido që të jetë sezona e verës, duket t’i ketë mbushur me lumturi çiftin e njohur, aq më tepër që ata tashmë pranë vetes, kanë binjakët e tyre shumë të dashur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Pashë tre vajza shqiptare që mundoheshin ta imitonin Riken, po lodhen kot” - Bledi Mane kritikon vajzat e showbizz-it që pozojnë në stadium

“Pashë tre vajza shqiptare që mundoheshin ta imitonin Riken, po lodhen kot” - Bledi Mane kritikon vajzat e showbizz-it që pozojnë në stadium

Magazina
Rita Ora i lë pak imagjinatës, teksa shfaqet me një veshje thuajse nudo, ndërsa performon në Hollywood

Rita Ora i lë pak imagjinatës, teksa shfaqet me një veshje thuajse nudo, ndërsa performon në Hollywood

Magazina
Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe Noizy sjellin këngën e re “Lamtumirë”

Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi dhe Noizy sjellin këngën e re “Lamtumirë”

Magazina
Santiana Maloku shkëlqen në imazhet e publikuara gjatë pushimeve

Santiana Maloku shkëlqen në imazhet e publikuara gjatë pushimeve

Magazina
Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Magazina
Arbana dhe Edi tregojnë për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë

Arbana dhe Edi tregojnë për herë të parë si nisi historia e tyre e dashurisë

Magazina
Kalo në kategori