LAJMI I FUNDIT:

Synohet ulja e papunësisë së të rinjve në Maqedoni

Synohet ulja e papunësisë së të rinjve në Maqedoni

Dua të më shihni si mik dhe shokun tuaj dhe së bashku të ndërtojmë ura të bashkëpunimit me qëllim të uljes së papunësisë së të rinjve dhe ngritjen e standardit të të rinjve, tha drejtori i Agjencisë për të Rini dhe Sport (ARS), Darko Kaevski në konferencën për të rinj “Udhërrëfyes për prioritetet e të rinjve”, që sot u mbajt në Shkup në organizim të Këshillit Kombëtar Rinor të Maqedonisë, Forumit Rinor Arsimor dhe Federalistëve të Rinj Evropianë.

Kaevsku në pjesën e parë nga panel debati foli për bashkëpunimin mes ARS dhe organizatat rinore, proceset lidhur me Zyrën rajonale për bashkëpunim të të rinjve (RYCO), si dhe konkluzionet nga Forumi për të Rinj i cili u mbajt në Trieste, Itali.


“Fillojmë të ndërtojmë marrëdhënie partneriteti me të rinjtë”, theksoi Kaveski.

Ai e theksoi procedurën jokorrekte lidhur me zgjedhjen e përfaqësuesit të Maqedonisë në Bordin drejtues të RYCO.

Në konferencë morën pjesë edhe kryetari i KKRM, Bllazhen Maleski, si dhe ambasadori gjerman dhe francez në Maqedoni, Christine Althauser dhe Christian Thimonier./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori