LAJMI I FUNDIT:

Turtle Fest publikon performuesit e natës së parë, edhe ky edicion do jetë i nxehtë

Turtle Fest publikon performuesit e natës së parë, edhe ky edicion do jetë i nxehtë

Nisur si një festë e vogël në plazhin e mrekullueshëm të Drymades, tashmë në edicionin e tij të gjashtë, Turtle Fest ka arritur qe të kthehet në një ndër festivalet më të rëndësishëm të rajonit për shkak se përmbledh muzikën e mirë, efekte vizuale të mrekullueshme dhe rivierën unike shqiptare.

Tashmë, në prag të tre netëve të gjata dhe ditëve të freskëta, festivali publikoi dhe tre emrat të cilët do udhëheqin tre mbrëmjet e tij, duke formuar kështu dhe natyrën e secilës natë.


|| GENERAL LEVY (UK) DO JETE NE TURTLE FEST 2017 ||

General Levy (Official), legjenda londineze e muzikës, i cili prej 20 vitesh është Headliner në eventet më të rëndësishme europiane te muzikës Reggae/Jungle/ Drum and Bass, vjen për të parën herë për të performuar Live në skenën kryesore të Turtle Fest.
i njohur ndryshe si Mr. Incredible, ai ka qenë influencë e shumë Mc-ve dhe zhanreve të ndryshme urbane që janë zhvilluar për pasojë.
General Levy do çelë natën e parë të Turtle Fest, në të cilën do mbizoptërojë muzika reggae, hip-hop, jungle dhe drum’n’bass, në një eksperiencë e cila do ju bëjë të kërcfeni gjithë natën!

Kush është General Levy?
Prej më shumë se 20 vitesh në skenë, General Levy është absolutisht veterani më i madh i skenës urbane të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u rrit nën influencat e muzikës reggae dhe kulturës afro-amerikane.
Falë vëllait të tij të madh, i cili ishtë një fans shumë i madh i muzikës, General Levy krijoi një variabël të kulturës muzikore e cila varion nga ska në rock steady, nga calypso në muzikën soul, nga hip-hop në reggae.
Shumë shpejt nisi të shkruajë tekstet e këngëve të tij, ndaj suksesi nuk vonoi, pasi vetëm në moshën 19 vjeçari General Levy fitoi vëmëndje botërore, duke fituar dhe shumë çmime si albumi më i mirë reggae, për publikimin e tij të parë të quajtur “Third Dimension”; kënga më e mirë e vitit për “Heat” dhe vlerësimin si MC më i mirë në UK.

Mandej, kënga e tij “Incredible”, një sukses botëror nuk arriti thjesht majat e klasifikimeve botërore, por u përdor dhe në filma si “Ali G” dhe “Seuls Two”.

Në skenat e mëdha festive, General Levy ka ndezur pubikun e Garance Reggae Festival apo Summer Jam dhe gjithashtu të Reggae Sun Ska apo Realbeat Reggae Festival.

Të gjitha këto evente janë pushtuar nga ky talent dhe performues i jashtëzakonshëm!

Bashkëpunimet e tij me studio e mëdha të prodhimit janë gjithashtu mbreslënëse, duke nisur nga Capleton, Sly & Robbie, Danakil dhe Desmond Dekker.

Albumi i ri i General Levy sjell një gamë bashkëpunimesh me artistë të ndryshëm, për të sjellë si rezultat një publikim eklektik dhe të suksesshëm në rrymën funk, hip hop, jungle dhe reggae. “We progressive” mban vlera edhe sepse shënon bashkëpunime me artistë si Balik (Danakil), Big Red (Raggasonic) dhe Papa Style & Baldas.

Facebook: https://web.facebook.com/generalevy
Soundcloud: https://soundcloud.com/general-levy
Youtube: https://www.youtube.com/watch?v=kZeluQiGoXo

#JungleIsMassive #TurtleFest2017 #zgjidhReggea #zgjidhTurtleFest#YourSummerMusicFestival

General Levy do jetë Headliner në natën e pare të Turtle Fest, në 4 Gusht 2017!

Emra të tjerë të muzikës do i bashkohen në këtë mbrëmje, dhe emra të tjerë legjendarë të skenave botërore do kryesojnë dy mbrëmjet e tjera të ketij festivali!

Në trend Magazina

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Vdekja e djalit të madh, diagnostikimi i djalit tjetër me autizëm dhe vajza me sëmundje të zemrës - jeta e trishtuar e Stallone prapa kamerave

Vdekja e djalit të madh, diagnostikimi i djalit tjetër me autizëm dhe vajza me sëmundje të zemrës - jeta e trishtuar e Stallone prapa kamerave

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Pesë gjërat që duhet t’i dini për gruan e Khabib, Patimat Nurmagomedova - të cilën sportisti e mban larg rrjeteve sociale

Pesë gjërat që duhet t’i dini për gruan e Khabib, Patimat Nurmagomedova - të cilën sportisti e mban larg rrjeteve sociale

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina

"Raki për Bajram", Emina Çunmulaj befason me deklaratën në emisionin e Arbana Osmanit

Magazina
Kalo në kategori