Nuk do të jetë më rruga e ombrellave por sheshi i ombrellave në Tetovë (Foto)
Komuna e Tetovës dhe bordi që organizon manifestimin ”Vera e Kulturës Tetovare” me një njoftim në rrjetet sociale ka informuar qytetarët se ngjarja tradicionale ”Rruga e ombrellave” nuk do të mbahet në rrugën Dervish Carra në Tetovë por këtë herë do të organizohet në qendër të qytetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Këtë vit rrugën e ombrellave e zhvendosim në Shesh, jo për të dërguar mesazh hidhërimi, as për të ndëshkuar apo shpërblyer dikend. Duam të përcjellim mesazhin i cili flet, se rrugët në kohën në të cilën jetojmë na paraqiten shumë të ngushta për të shprehur diversitetin ku secili prej nesh e gjen veten në mënyrën se si feston, argëtohet dhe shpreh hidhërimin e një fëmijërie të humbur…. ”
”Akoma kemi nevoje për sheshe, që na japin hapësirën e duhur, për të gjetur veten, për të biseduar me të tjerët, dhe për të qenë të sigurtë se kemi vendin mes të tjerëve, të cilin shpesh herë mendojmë se na takon e ndoshta edhe nuk e meritojmë.
Këtë vit, ombrellat i hapim në shesh, e në mot, kushedi ndoshta e gjejmë përsëri RRUGËN dhe kthehemi atje sërish! Veprimet individuale nuk duhet dhe nuk mund të imponojnë vullnetin kolektiv, por ndoshta një hapësirë më e sheshtë do na bëjë më të vetëdijshëm se sa jemi të vegjël kur jemi vetë, dhe sa i nevojitemi njëri tjetrit!” shkruajnë nga Komuna e Tetovës dhe bordi për organizimin e manifestimit ”Vera e Kulturës Tetovare”.
Përndryshe, në këto ditë do të performojnë ”Vezves” më 19 korrik, Big Mama dhe Latino Band më 20 korrik dhe Troja më 21 korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze