LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbi: Ka ardhur koha që Latifi të largohet nga Skënderbeu

Shkëmbi: Ka ardhur koha që Latifi të largohet nga Skënderbeu

Bledi Shkëmbi është prej një muaji trajner i Lirisë së Prizrenit.

Ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut vendosi të nisë trajningun me një klub që militon në Superligën e Kosovës dhe për këtë askush nuk duhet të çuditet.


“Këtu futbollistët stërviten shumë mirë dhe në asnjë moment nuk neglizhojnë”, tregon ish-fantazisti në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”.

Shkëmbi foli edhe për skuadrën e zemrës, duke qenë i bindur se i ka të gjitha shanset për të përsëritur suksesin historik të dy viteve më parë, kur u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Për këto, por jo vetëm, rrëfen Bledit:

“Të kalojmë tek aktualiteti. Besoj se e keni parë Skënderbeun në ndeshjen e parë kundër Kairatin? Të them të drejtën, ndoqa vetëm pjesën e parë dhe më pëlqeu shumë. Dëgjova që edhe pjesa e dytë kishte qenë po aq e mirë. Personalisht nuk e diskutoja që Skënderbeu do të ishte më shumë se dinjitoz. Ndeshja e kthimit? Do të jetë akoma më e vështirë për Skënderbeun ndeshja e kthimit. Mendoj se ka më shumë presion, duke ditur dhe rezultatin e sfidës së parë në Kazakistan. Megjithatë, Skënderbeu edhe me ndihmën e tifozëve do të arrijë të kualifikohet. Shpresoj shumë që kjo të ndodhë”.

“Sa shanse ka që ky Skënderbe të përsërisë suksesin historik të dy viteve më parë kur ju ishit kapiten? Unë mendoj që ka shumë shanse dhe këtë bindje e kam për faktin se Skënderbeu vazhdon të ketë shumë lojtarë nga ata që kanë fituar tituj radhazi. Kjo është shumë e rëndësishme dhe e ndihmon skuadrën”.

“Latifi pritet të largohet këtë verë. Ke ndonjë ide se kush mund të jetë zëvendësuesi ideal i tij te Skënderbeu? Për Latifin mendoj se ka ardhur momenti që duhet të iki nga Skënderbeu me patjetër. Natyrisht, për Skënderbeun do të jetë humbje e madhe dhe në fakt, nuk shoh ndonjë lojtar të gatshëm për momentin që ta zëvendësojë”, ka thënë Shkëmbi.

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

La Liga
Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Përfaqësueset
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Arsenali i bën konkurrencë Liverpoolit në garën për ‘lojtarin e preferuar’ të Slot

Arsenali i bën konkurrencë Liverpoolit në garën për ‘lojtarin e preferuar’ të Slot

Premier League
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Kalo në kategori