LAJMI I FUNDIT:

Studimi, planetet u formuan nga topa gjigant balte

Studimi, planetet u formuan nga topa gjigant balte

Një studim i ri mund të shkundë kuptimin tonë se si janë formuar Toka dhe planetet e tjera të sistemit tonë diellor.

Teksa shkencëtarët kanë pranuar gjerësisht idenë se planetet janë formuar nga asteroidë shkëmborë, studiuesit tashmë kanë gjetur se ato janë ndërtuar nga “topa balte gjigante”.


Sipas studimit, grimcat e mbushura me akull, në sistemin e hershëm diellor mund të kenë shkrirë dhe i janë nënshtruar ngrohjes radioaktive, duke krijuar pore uji dhe pluhuri që janë paraardhës të trupave të mëdhenj planetarë.

Në studimin e ri, shkencëtarët e Universitetit Curtin dhe Institutit të Shkencave Planetare bën simulime kompjuterike për të analizuar lëvizjen e grimcave të shkëmbinjve dhe baltës në asteroidet chondrite të karbonit. Këto lloj asteroidësh mendohet të jenë blloqet ndërtuese të planeteve tokësore, si Toka.

Nëse këto objekte do të kishin akull në poret e tyre, do të kishin gjetur grimca pluhuri, dhe studiuesit theksojnë se nuk ka pasur procese të pranishme që mund të transformonte në gur materialin pasi të kishte shkrirë akulli.

“Pra, do të ishte baltë dhe jo shkëmb”, theksojnë studiuesit në artikullin e publikuar. Sipas studiuesve, gjetjet e reja ndikojnë edhe në kuptimin e asaj që Toka u krijua 4.6 miliardë vjet më parë, transmeton tch. Të dhënat gjithashtu mund të nidhmojnë në studime të tjera për planete të banueshme.

Ky studim shton një këndvështrim të ri të procesit që transportoi ujin dhe materialet e tjera organike në planetin tonë, dhe planete të tjera të sistemit tonë diellor.

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Një turist  në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Kalo në kategori