LAJMI I FUNDIT:

Droni bie mbi turmën gjatë fjalimit të Erdoganit, disa të lënduar (Video)

Droni bie mbi turmën gjatë fjalimit të Erdoganit, disa të lënduar (Video)

Njëmbëdhjetë njerëz u lënduan pasi një kamerë-dron ra në një turmë njerëzish të cilit ishin duke ndjekur fjalimin e presidentit Rexhep Tajip Erdogan në shënimin e përvjetorit të përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit që sfidoi administratën e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Erdogan ai që ka ndaluar për pak kohë fjalimin e tij, pas rrëzimit të dronit, duke u bërë thirrje ndihmësve të ndihmojnë njerëzit në turmë përpara se të rifillojë fjalimin e tij.


Siç edhe shihet në disa pamje, disa njerëz të gjakosur u filmuan duke u transportuar nga ngjarja.

Disa media tjera thonë se dy vetë u shtruan në spital shkaku i lëndimeve ndërsa pesë të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarjes.

Dhjetëra mijëra njerëz ishin mbledhur jashtë parlamentit në Stamboll në ngjarjen e së dielës për të përkujtuar 250 vetë që u vranë gjatë përpjekjes së të vitit të kaluar.

Deri më tani thuhet se mbi 50,000 njerëz janë arrestuar dhe më shumë se 150,000 nëpunës civilë, oficerë policie dhe ushtarë janë shkarkuar për lidhjet e tyre të dyshuara me grushtin e dështuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori