Gazeta serbe Alo në numrin e sotëm shkruan se dy gjeneralë të pensionuar kroatë janë duke e ndihmuar Kosovën në formimin e ushtrisë dhe sapo të zgjedhet Ramush Haradinaj kryeministër, ekziston një plan që Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në ushtri.
Është fjala për Ante Gotovina, gjeneral-lejtnantin kroat në pension dhe Mladen Markaq, gjeneralin në pension që ishte udhëheqës i forcës speciale policore kroate.
Sipas Alo, përcjell klankosova, tashmë planet për shndërrimin e FSK-së në ushtri janë edhe në letër dhe krejt çfarë po pritet është zyrtarizimi i Haradinajt kryeministër.
Kjo e përditshme serbe vazhdon shkrimin duke siguruar lexuesit e saj se ka në dorë edhe një plan të detajuar për Forcat e Armatosura të Kosovës.
“Janë vetëm duke pritur formimin e Qeverisë dhe emërimin e Haradinajt kryeministër. Paratë tashmë janë mbledhur dhe armatosja nuk do të jetë problem. Plani është që Gotovina dhe Markaq të jenë këshilltarë”, shkruan Alo me pretendimin se informatat i ka nga një intervistë me një njeri shumë të informuar rreth kësaj çështjeje.
Sipas këtij shkrimi, tashmë janë paguar edhe para të shumta për të punësuar dy gjeneralët dhe se njëri prej tyre, Getovina, ka qenë disa herë në Kosovë në vizita jo zyrtare. Kontaktin e parë, siç shkruan Alo, mes Hashim Thaçit dhe gjeneralëve kroatë e ka vendosur ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku.
Këto pretendime të Alo, për gazetën i ka konfirmuar edhe gazetari dhe tashmë deputeti i Partisë Progresive Serbe, Milovan Drecun, i cili ka thënë se janë në njohuri për përfshirjen e gjeneralëve kroatë dhe se gjithçka po bëhet nën ombrellën e NATO-s.
Sipas Drecun, Kosova tashmë ka siguruar edhe buxhetin për blerjen e pesë helikopterëve dhe pajisjen me armatime të rënda.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos