LAJMI I FUNDIT:

Erdogan, fjalim emocionues në përvjetorin e grushtit të shtetit

Erdogan, fjalim emocionues në përvjetorin e grushtit të shtetit

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan i adresoi një fjalim mjaft emocionues dhjetëra mijëra njerëzve që morën pjesë në përkujtimin e 1 vjetorit të grushtit të dështuar të shtetit.

“Njerëzit atë natë nuk kishin armë. Ata kishin një flamur dhe më e rëndësishmja, ata kishin besimin e tyre. U jam mirënjohës të gjithë njerëzve të kombit tim, që atë natë mbrojtën vendin e tyre”, tha Erdogan.


Rreth 250 vetë vdiqën, ndërsa 2196 të tjerë u plagosën, në tentativën për grusht shteti në Turqi, vitin e kaluar, ndërsa Erdogan mbështeti dënimin me vdekje për puçistët.

“Puçistët që mbyllën urën atë natë, donin ti tregonin botës se e kishin nën kontroll, por u kundërshtuan nga mijëra njerëz që dolën në rrugë atë natë, për të mbrojtur nderin e kombit të tyre. 250 humbën jetën, por vendi fitoi të ardhmen”, u shpreh Erdogan.

Që prej tentativës për grusht shteti, qeveria turke ka shkarkuar më shumë se 150 mijë punonjës nga puna dhe ka arrestuar rreth 50 mijë të tjerë, të akuzuar për komplot.

Por, kritikët thonë se kjo valë shkarkimesh dhe arrestimesh shikohet më shumë si një tentativë për spastrim nga disidentët. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori