LAJMI I FUNDIT:

UP-ja pranon 6800 studentë, konkurrojnë mbi 12 mijë maturantë

UP-ja pranon 6800 studentë, konkurrojnë mbi 12 mijë maturantë

Vetëm gjatë katër ditëve të para të shpalljes së konkursit për pranim në vitin e parë akademik, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë konkurruar mbi 12 mijë maturantë, derisa është planifikuar të pranohen rreth 6800 studentë. Konkursi është i hapur deri të hënën e ardhshme.

Mbi 12 mijë kandidatë kanë aplikuar për studime në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”. Ky numër është paraqitur në konkurrencë vetëm në katër ditët e para të hapjes së konkursit për pranimin e studentëve të rinj në studimet bachelor për vitin akademik 2017/18.

Kurse në këtë universitet në afatin e parë të konkursit UP-ja do t’i regjistrojë 6869 studentë, prej të cilëve 5969 studentë të rregullt dhe 900 studentë me korrespondencë.


Interesim më i madh për të studiuar vërehet në Fakultetin e Edukimit, në të Mjekësisë, në Fakultetin Ekonomik, në Filozofik dhe në atë të Filologjisë.

Drejtori i Zyrës për Teknologji të Informacionit në UP, Isak Shabani, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se sipas statistikave të grumbulluara deri të enjten, në orën 13:00, për regjistrim në programet e studimeve në UP janë paraqitur 12202 kandidatë, prej të cilëve 10723 veta janë verifikuar, ndërsa 1479 pritet të verifikohen. Sipas këtyre statistikave, me kërkesa për studim prin Fakulteti i Mjekësisë, me gjithsej 1772 kandidatë, prej tyre 779 vetëm në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme, shkruan “Zëri”.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori