Kreu i qeverisë ka dashur të hedhë poshtë të gjithë zërat që sipas tij, pretendojnë se raporti i publikuar prej tij në rrjetet sociale është një listë e zezë.
Edi Rama thotë se çdo ankesë nga qytetarët do të shqyrtohet nga një strukturë e posaçme, që do të jetë funksionale për pak kohë.
“Më vjen për të qeshur nga reagimet komplet të disproporcionuara të raportit të publikuar. Nuk ka listë të zezë të asnjëlloj forme. Është thjesht një raport. Kush e interpreton këtë se ne do vihemi në lëvizje për të bërë presion, nuk ka kuptuar asnjë gjë. Nuk do të shfrytëzojmë asnjë ankesë të paargumentuar. Do të bëhet çdogjë në mënyrë ligjore dhe mekanizmi për këtë është duke u ndërtuar. Nuk është mekanizëm fletërrufeshë elektronike. Mekanizmi që ne do të ndërtojmë kjo platformë ku çdo njeri do të ketë akses në bashkëqeverisje, nuk do të jetë një faqje ku njerëzit shfryjnë. Do të jetë për t’u dhënë hapësirë njerëzve që kanë shqetësim me ata njerëz që kërkojnë ryshfete dhe që japin shërbime pa thënë as faleminderit, as mirupafshim”, deklaroi Kryeministri.
E gjithë kjo fushatë e qeverisë socialiste, sipas Ramës, përveç përfitimeve që do t’u sjellë qytetarëve, do t’i sjellë përfitime edhe shtetit, sidomos financiare, ndërsa paralajmëroi se të larguarit nga administrate publike do të ndalohen me ligj të rikthehen aty për një peridhë të caktuar.
“Do të bëjmë një shkurtim drastik burokracish që brenda mandatit të ardhshëm të mos i thuhet njeriut të zakonshëm ‘shko këtu, atje etj. Disa zyra janë të tepërta, disa inspektoriate janë të tepërta, ku shumë njerëz janë aty si rezulta i përfitimeve të tepsisë. Kjo do të na bëjë të ulim kostot financiare. Kush do të largohet nga një shërbim publik nuk do të ketë më të drejtë 10 vjet të rikthehet në shtet. Kjo do të bëhet me ligj. Do të kemi shumë rezistencë dhe shumë reaksion”, deklaroi ai.
Edi Rama u rikthye të flasë edhe për vetingun, rezultatet e të cilit tha se do të fillojnë të krijojnë lëvizjet e para të kundërshtarëve të procesit.
“Vetingu shumë shpejt do të japë efektet e tij. Keni për të parë që do bashkohen më shumë se më herët, jo ca në çadër, ca jashtë çadrës, por me çadrën, por do të jetë bashkim më i madh sesa përpara. Kush ankohet për vjedhje të votës, për oligarki dhe për tjetërsimin e votës. Zot na ruaj”, u shpreh Kryeministri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj