LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti-Dedës: Mos shpresoni të vini në pushtet duke u lutur që Gjykata Speciale ta dëmtoj PAN-in

Pajaziti-Dedës: Mos shpresoni të vini në pushtet duke u lutur që Gjykata Speciale ta dëmtoj PAN-in

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka reaguar përmes një deklarimi në Facebook ndaj deklarataave të deputetit të LAA, Ilir Deda, i cili mbrëmë ka thënë se Gjykata Speciale do ta dëmtojë koalicionin PAN.

Pajaziti i ka thënë Dedës që mos të gëzohet ai dhe koalicioni i tij duke shpresuar të vijnë në pushtet përmes dënimit të UÇK-së, pasi sipas tij, luftën çlirimtare nuk ka Gjykatë që mundta dënoj.

Ilir Deda: LAA është unike në qëndrimet e veta
Lexo po ashtu Ilir Deda: LAA është unike në qëndrimet e veta

Statusi i plotë i Zenun Pajazitit:


Sipas Ilir Dedës, PAN-i do të goditet më së shumti nga Gjykata Speciale. Pak e çuditshme sesi Deda paska informacione për “goditjet” e saj. Por, për transparencën dhe qartësimin shoqëror është mirë që t’i ndajë ato me publikun. Në PDK nuk e kemi ndjenjën që Deda e ka dhe jemi të bindur që kjo është vetëm një përpjekje e ulët manipuluese e tij.

Nuk ka Gjykatë që mund të dënojë luftën çlirimtare të UÇK-së. Edhe kur është tentiar të gjykohet, vetëm sa e kanë forcuar përkrahjen qytetare për UÇK-në dhe udhëheqësit e luftës tonë për liri. Nëse kjo që thuhet nga Deda ka të bëjë me dëshirën për të ardhur ai në pushtet, atëherë kjo ndërlidhet me ndjenjën që kundërshtari politik i partisë së Dedës është mirë të burgoset dhe tërë kjo kalon në kategori tjetër – kalon në kategorinë e pafuqisë vetanake politike për të ardhur në qeveri. Pra, Ilir Deda, do ishte mirë ta kuptonte, se qeveri mund të formohen edhe pa burgosur njerëz. I duhet vetëm të deklarohet dhe të rreshtohet me mandatarin!

Në trend Lajme

Më shumë
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Kalo në kategori