LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore e gatshme t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë

Banka Botërore e gatshme t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë

Kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zv. për Çështje ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, dje u takua me Ciril Miller, nënkryetar i Bankës Botërore, i shoqëruar nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder dhe drejtori i BB për Maqedoni, Marko Mantovaneli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shërbimi qeveritar për shtyp kumtoi se përfaqësues të lartë të BB në takim shprehën mbështetje për Qeverinë e re të Maqedonisë. Është vlerësuar se përfundimi i krizës politike dhe politikat reformuese të Qeverisë hapin mundësi dhe perspektiva të reja për Maqedoninë, për këtë arsye, BB shprehi gatishmëri t’i ndihmojë Qeverisë në angazhimet për vende të reja të punës, klimë të mirë afariste, investime.

Kryeministri Zaev kumtoi se prioritet kulmor i Qeverisë është të sigurojë stabilitet të ekonomisë dhe zhvillim, njofton AIM.


Ai poashtu paralajmëroi rritje të rrogës minimale prej shtatorit dhe sistem të drejtë tatimor, në mënyrë që të ulen dallimet sociale në shtet, ndërkaq për klimë stabile afariste, kryeministri kumtoi se janë planifikuar reforma me qëllim që të sigurohet gjyqësi e pavarur dhe institucione profesionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori