LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në Samitin e Triestes: Zhvillimi ekonomik i Ballkanit, parakusht për integrim

Hoxhaj në Samitin e Triestes: Zhvillimi ekonomik i Ballkanit, parakusht për integrim

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Itali, ku po merr pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me liderë të shumtë nga rajoni dhe Evropa, në Trieste.

Sipas një njoftimi, gjatë këtij samiti janë diskutuar bashkëpunimi në mes të shteteve të rajonit në planin politik dhe atë ekonomik, si dhe planet që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit si parakusht për integrim në Bashkimin Evropian.

“Gjatë samitit të Triestes temë kryesore ka qenë bashkëpunimi rajonal në plan politik në mes të shteteve të rajonit, i cili natyrisht që ka pësuar një ndryshim të madh në këto vitet e fundit, por është diskutuar edhe bashkëpunimi më i mirë ekonomik në mes të ekonomive dhe shoqërive në rajon. Po ashtu, janë diskutuar projekte konkrete që do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit, që është parakusht për tu integruar në BE”, ka deklaruar Hoxhaj.


Po sipas njoftimit, ministri Hoxhaj në margjina të samitit të Triestes ka takuar homologët nga rajoni, si dhe ka zhvilluar takime me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn, Sekretarin për Politikë të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, si dhe ministrin për Punë të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz.

Po ashtu, siç thuhet më tej, Hoxhaj ka marrë pjesë në Forumin me Shoqërinë Civile, të organizuar në margjina të Samitit të Triestes, ku ka theksuar rolin e rëndësishëm të shoqërisë civile në rrugën e shteteve të Ballkanit drejt integrimit në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori