LAJMI I FUNDIT:

Apostolova takon zyrtarë të Vetëvendosjes

Apostolova takon zyrtarë të Vetëvendosjes

Dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Dardan Sejdiu, janë takuar sot me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim në zyrat e BE-së, u diskutua situata pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit, vizitën e delegacionit të VV-së në Bruksel dhe disa nga prioritet qeverisëse të këtij subjekti.


“Nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm mes të dyja palëve ishte pjesë e bisedës në këtë takim.
Palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejshëm e të vazhdueshëm dhe intensifikim të raporteve”, thuhet në njoftim të VV-së. /Telegrafi/