Osmani: Japonia vazhdmisht është treguar një mike e vërtetë me Maqedoninë
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me Ambasadoren e Parë të Japonisë në Republikën e Maqedonisë, Kaiko Haneda, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në takim Osmani iu referua përkushtimit të Qeverisë për realizimin e planit 3-6-9, që nënkupton përmbushje të Reformave Urgjente Prioritare, në interes të procesit euro-integrues të vendit.
Zëvendëskryeministri, Osmani shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm bilateral njëzetvjeçar mes dy vendeve, i cili, siç tha ai ka treguar rezultate konkrete dhe të qëndrueshme, prej të cilave para së gjithash përfitojnë qytetarët. Në këtë kontekst ai e theksoi ndihmën japoneze në sektorin e shëndetësisë si dhe shembull përmendi donacionin e pajisjeve mjekësore dhe automjeteve për kujdesin primar shëndetësorë në më shumë komuna, por ai gjithashtu tha se Japonia është treguar si një mike e vërtetë e Maqedonisë, para një viti dha një ndihmë prej 100 000 euro për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet, si dhe mori pjesë në sigurimin e mbështetjes për t’u përballur krizës së migrantëve.
Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se në periudhën e ardhshme bashkëpunimi mes dy shteteve do të përforcohet me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Japonisë dhe Republikës së Maqedonisë, e cila aktualisht është nën fazën përfundimtare të konsultimit, përskaj vazhdimit të projekteve tashmë të filluara për ndihmë teknike dhe trajnime në sektorë kyç.
“Me të vërtetë besoj se përmes ambasadës tuaj dhe pranisë tuaj në Maqedoni bashkëpunimi ynë do të zgjerohet në periudhën e ardhshme dhe se në vitet e ardhshme do të kemi bashkëpunim më të suksesshëm zhvillimor”, porositi Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj