LAJMI I FUNDIT:

OBRM, nga “lufta” kundër shqipes drejt ligjit për gjuhën (Video)

OBRM, nga “lufta” kundër shqipes drejt ligjit për gjuhën (Video)

OBRM-PDUKM e cila deri tani akuzonte LSDM-në për shitjen e interesave shtetërore dhe shqiptarizimin e Maqedonisë për shkak të ligjit për gjuhën shqipe, tani paralajmëron se në Kuvend do të propozoj ligj pikërisht për gjuhën shqipe. Deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski thekson se gjithçka çfarë ka propozuar LSDM-ja deri më tani, OBRM-ja do ta iniciojë dhe zbatojë. Dimovski thotë se në listën e ligjeve që do t’i propozojë opozita, nuk përjashtohet të jetë edhe ligji për gjuhën shqipe, raporton Alsat M.

Po punojmë në përgatitjen e disa teksteve të ligjeve të propozuara. Akoma nuk jemi ulur të punojmë për ligjin për gjuhën shqipe, por pyetja juaj do të jetë bazë për idenë tonë dhe shqyrtimet që do t’i bëjmë në mënyrë të detajuar- deklaroi Ilija Dimovski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM-ja që pas dështimit për të formuar Qeverinë e re, realizoi fushatë të ashpër kundër gjuhës shqipe dhe deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, urrejtje kjo e cila kulmoi me ngjarjet e 27 prillit. Madje partia e Nikolla Gruevskit paralajmëronte se me miratimin e shqipes do të nis edhe federalizmi dhe kantonizimi i shtetit.


Qytetari nga Radovishi, Pehçeva, Velesi apo Prilepi derisa kërkon ndihmë të shpejtë dhe kjo ndihmë i ofrohet nga mjeku shqiptar, ai do të duhet që me mjekun të flas në gjuhën shqipe. Derisa pensionisti në Strumicë, Gjevgjeli, Ohër ose Manastir duhet të tërheq para nga banka ndërsa në sportel punon një shqiptar kjo nënkupton që pensionisti duhet të flas në gjuhën shqipe- tha Ilija Dimovski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Për të mos mjaftuar lufta institucionale e OBRM-PDUKM-së, në rrugë kishte nxjerr edhe popullin nën nismën “Për Maqedoni të përbashkët” e cila për mbi 70 ditë me rend protestonte nëpër disa qytete të Maqedonisë duke hedhur vrerë kundër gjuhës shqipe dhe shqiptarëve. Madje moton kryesore e kishte “Maqedoni e pastër”.

Propagandimit të OBRM-PDUKM-së kundër gjuhës shqipe i ishte bashkëngjitur edhe Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, i cili një ndër arsyet për zvarritjen e dhënies së mandatit e kishte potencuar edhe shtetin dygjuhësor.

OBRM-PDUKM deri më tani në disa paraqitje ka theksuar se çdo gjë që ka premtuar LSDM-ja do ta iniciojnë dhe zbatojë si opozitë. Deri më tani partia e Gruevskit ka propozuar ndryshime në ligjin për përmbarim, ligjin për Prokurori Publike dhe ligjin për marrëdhënie pune. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Deçan – viktima në gjendje të rëndë pasi u therr me thikë

Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Deçan – viktima në gjendje të rëndë pasi u therr me thikë

Kronika e Zezë
30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

Lajme
Kurti takoi kryetarin e Leposaviqit, flasin për qeverisjen e deritashme

Kurti takoi kryetarin e Leposaviqit, flasin për qeverisjen e deritashme

Komunat
Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse

Haradinaj: Kurti po largon Kosovën nga aleatët, presidentja bashkëpërgjegjëse

Lajme
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

Lajme
Kalo në kategori