LAJMI I FUNDIT:

MD nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Caritas Kosova

MD nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Caritas Kosova

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, ka pritur në takim Drejtorin Gjeneral të Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Caritas Kosova, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi.

Të dyja palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në periudhë të caktuar kohore me qëllim të zbatimit të projektit të Caritas Kosova, me titull:“Nga parandalimi, nëpërmjet trajtimit dhe rehabilitimit deri te ri-integrimi i suksesshëm”.

Këto aktivitete do të zhvillohen në Qendrën Korrektuese dhe Qendrën për Masa Edukative dhe Korrektuese në Lipjan. Me këtë marrëveshje Palët pajtohen që Caritas Kosova të realizojë aktivitete që kanë për qëllim parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin në funksion të ri-integrimit të të burgosurve pas lirimit.


Në fund, Ministrja Hoxha e falënderoi drejtorin gjeneral të “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi, për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa përfaqësuesi i “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi, u zotua për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Ministrinë e Drejtësisë duke përgëzuar këtë të fundit për bashkëpunimin e bërë deri më tani.

Ky projekt zhvillohet me qëllim të përkrahjes së ri-integrimit të të burgosurve në shoqëri pas lirimit, e drejtë kjo e garantuar me legjislacionin në fuqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori