Edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e kishte përfshirë Shpejtim Bulliqin në listën për kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, ai nuk ndihet i zhgënjyer nga partia të cilën dikur përfaqësonte në Kuvendin e Kosovës.
Mirëpo, Bulliqi ka thënë për Ekonomia Online se është zhgënjyer nga individët të cilët udhëheqin LDK-në, që sipas tij, kanë menaxhuar keq me këtë subjekt politik.
“Jo nuk jam zhgënjyer asnjëherë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, jam zhgënjyer nga individët të cilët udhëheqin Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilët mendoj se e kanë bërë punën keq dhe kanë menaxhuar keq me partinë, dhe si pasojë e këtij menaxhimi të keq me partinë që kanë bërë këta individë, sigurisht që kanë prodhuar një rezultat të cilin faktikisht ne e kemi sot, subjektin e tretë politik në nivel vendi”, ka thënë Bulliqi.
Kurse për angazhimin e tij brenda kësaj partie se krejt kjo varet nga hapësira që i jepet për të vepruar.
“Puna dhe angazhimi im është brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës deri në fazën dhe momentin kur krijohet hapësirë për të punuar dhe për të vepruar. Në rast se do të mbyllen të gjitha rrugët atëherë duhet analizuar çështjen e punës dhe angazhimit tim më tutje”, ka thënë ai.
Lidhja Demokratike e cila në zgjedhjet nacionale doli si partia e tretë, e që për këtë gjendje Bulliqi tha se fajtori është kreu i LDK-së, Isa Mustafa.
“Ne e dimë kush janë udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke filluar nga kryetari, nënkryetarët dhe kryesia e Lidhjes Demokratike komplet”, ka thënë Bulliqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?