LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja ka mbushur institucionet shtetërore me anëtarë të tyre

OBRM-PDUKM: LSDM-ja ka mbushur institucionet shtetërore me anëtarë të tyre

“Qeveria e LSDM-së duhet të fillojë të punojë dhe të përmbush premtimet që ju dha qytetarëve dhe jo të luajë dhe t’i kërcënojë. Për këto muaj ajo që ka arritur qeveria është mbushja e institucioneve shtetërore me anëtarë të LSDM-së dhe kuadro jokompetent të Sorosit”, thonë nga OBRM-PDUKM në kumtesën e sotme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se LSDM dhe Zaevi dijnë dhe munden vetëm destruktivitet, krizë dhe populizëm, që sipas tyre nuk fitojnë as qytetarët as shteti.

Ata gjithashtu thonë se, LSDM paralajmëroi rritje të investimeve kapitale, ndërsa me ribalancin e buxhetit sipas tyre, të njëjtat janë shkurtuar për 3 miliardë euro.


“Me këtë vërtetohet se qeveria e LSDM-së nuk është reformuese, por anti-reformuese. LSDM duhet t’ia fillojë punës, pasi qytetarët presin përmbushje të premtimeve për pagën minimale prej 16 mijë denarësh dhe mesatare prej 30 mijë denarësh. Pensionistët presin pensione më të larta, ndërsa mjekët presin paga prej 100 mijë denarësh”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

30-vjeçarja përpin aksidentalisht një gjilpërë, shpëtohet nga ekipi i Pulmologjisë

Lajme
Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Deçan – viktima në gjendje të rëndë pasi u ther me thikë

Prokuroria jep detaje për tentim vrasjen në Deçan – viktima në gjendje të rëndë pasi u ther me thikë

Kronika e Zezë
Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun e Kolumbisë, bisedojnë për hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës

Lajme
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti

Lajme
Pas takimit me Bislimin, Lajçak paralajmëron një vizitë edhe në Serbi

Pas takimit me Bislimin, Lajçak paralajmëron një vizitë edhe në Serbi

Lajme
Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Tentim vrasje në Deçan, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori