LAJMI I FUNDIT:

Policia e Tiranës kërkon nga banorët të kenë kujdes gjatë pushimeve, të mos ua “lehtësojnë” punën plaçkitësve (Video)

Policia e Tiranës kërkon nga banorët të kenë kujdes gjatë pushimeve, të mos ua “lehtësojnë” punën plaçkitësve (Video)

Nëse keni planifikuar të shkoni me pushime, mos harroni të siguroni mirë shtëpinë tuaj. Hajdutët mund të jenë duke pritur për ta vjedhur atë. Mu për këtë, Policia e Tiranës jep këshillat, si më poshtë.

“Një prej shkaqeve vjen nga pakujdesia e banorëve, të cilët e tërheqin derën dhe nuk e kyçin. Ne kemi konstatuar që me kartën e bankomatit, autorët e kanë futur, kanë stakuar gjuhëzën dhe kanë hyrë për të vjedhur. Edhe nxjerrja e informacionit nga qytetarët në rrjete sociale që tregon largimin nga banesa nxit hajdutët”, thotë Dhimitraq Ziu, nëndrejtor i Policisë së Tiranës.

Vetëm gjatë kohëve të fundit, policia e Tiranës ka goditur tri grupe që vidhnin banesa, ndërsa nëndrejtori Ziu thotë se janë evidentuar 38 zona me risk ku gjatë kësaj periudhe do të shtohen patrullimet. Problem mbetet kontingjenti kriminal që vjen jashtë Tiranës, raporton Top Channel.


“Problem ngelen endacakët, shëtitësit siç i themi në gjuhën e policisë, pasi vijnë nga rrethet, bëjnë vjedhjen dhe largohen dhe kjo kërkon më shumë kohë për hetim për policinë”, thotë Ziu.

Policia i bën apel qytetarëve që të mbajnë kontakte të vazhdueshme për këtë problematikë edhe me administratorët e pallateve dhe të njoftojnë në numrin 112 për çdo dyshim.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori