LAJMI I FUNDIT:

Policia apelon për kujdes në rrugë, humbja e jetëve në aksidente mbetet shqetësuese

Policia apelon për kujdes në rrugë, humbja e jetëve në aksidente mbetet shqetësuese

Referuar statistikave të Policisë së Kosovës lidhur me numrin e aksidenteve në trafikun rrugor, megjithëse vërehet një rënie e numrit të aksidenteve me dëme materiale, numri i aksidenteve me lëndime trupore dhe atyre me fatalitet ka shënuar rritje krahasuar me periudhën gjashtëmujore të vitit të kaluar (2016).

Sipas Policisë së Kosovës, ky institucion në vazhdimësi po përpiqet përmes aktiviteteve parandaluese dhe masave aktive policore të ndikoj në vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik për një siguri më të madhe në trafik.


Megjithatë, PK thotë se numri i jetëve të humbura në aksidente trafiku nëpër rrugët tona mbetet shqetësim dhe brengë serioze.

“Duke ditur se posaçërisht gjatë këtyre muajve të sezonit veror kemi fluks më të madh të automjeteve, gjithashtu edhe qarkullimi i njerëzve është me i dendur apelojmë tek te gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jene vigjilent dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut; t’i përmbahen shpejtësisë se përcaktuar me shenjat e trafikut, t’i shmangen ngasjes kur janë të lodhur/përgjumur, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe mos të përdorin telefonat gjatë ngasjes se automjeteve sepse me veprime të tilla jo të sigurta po kontribuojnë në shtimin e aksidenteve dhe humbjen e jetëve njerëzore”, thuhet në një komunikatë të PK-së.

Megjithëse Policia nuk ka për qëllim kryesor masat ndëshkuese (dënimet) në trafik, thuhet më tej, është e vendosur që përveç aktiviteteve vetëdijesuese, fushatave dhe apeleve të vazhdueshme do të ndërmerr edhe veprime të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre pjesëmarrësve/shoferëve që rrezikojnë jetët e njerëzve dhe krijojnë pasiguri nëpër rrugët e vendit tonë.

Në këtë drejtim shtohet se Policia e Kosovës, konkretisht, Divizioni i Komunikacionit Rrugor me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor si dhe ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, ka hartuar fletëpalosjen “EJA TI, JO LAJMI PËR TY”. Njësitet policore nëpër të gjitha rrugët e vendit si ato lokale, rajonale dhe autostrada kanë filluar të shpërndajnë këtë fletëpalosje për pjesëmarrësit në trafik.

Fletëpalosja e cila tregon statistikat e aksidenteve nga viti 2016, gjithashtu përmban porosi për pjesëmarrësit në trafik të cilat porosi shërbejnë për një siguri më të madhe dhe gjithashtu për veprime më të kujdesshme gjatë qarkullimit në rrugë për të shmangur humbjen e jetëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori