LAJMI I FUNDIT:

Spekulim apo e vërtetë? Vjosa Osmani, kandidate për kryetare të Prishtinës!

Spekulim apo e vërtetë? Vjosa Osmani, kandidate për kryetare të Prishtinës!

LDK, siç duket i është përveshur përgatitjeve për zgjedhjet lokale, që do të mbahen me 22 tetor të këtij viti.

Kështu, së paku siç shkruan portali Kosova Info, me rekomandim të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryesisë qendrore të LDK-së, që degët e Prishtinës t’i bëjnë propozimet për kryetar komune, është Dega e Tretë e LDK-së, që njihet edhe si “Dega e Presidentin Rugova”, e cila tashmë ka dhënë propozimin e saj.

Burime të këtij portali brenda kësaj dege, kanë thënë se, kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës nga kjo degë, është femra më e votuar për në Parlamentin e Kosovës, Vjosa Osmani.


Sipas kësaj dege, shkruan më tej ky portal, Vjosa me lehtësi do ta mund Shpend Ahmetin.

Gjithsesi, siç shkruan Indeksonline, dega e tretë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e ka nominuar Vjosa Osmanin për kryetare të Prishtinës.

Sipas këtij portali, kryetari i kësaj degë Hazir Borovci ka thënë se dega të cilën ai e drejton kanë mbajtur mbledhje, por nuk e kanë nominuar askënd për kryetare të Prishtinës.

“Jo nuk është e vërtetë qe e kemi nominuar. Ato janë llafe. Ne kemi pasur mbledhje, por nuk është diskutuar. Për çështjen e kandidateve ne kemi procedura tjera. Por, sot nuk kemi marrë kurrfarë vendimi për të nominuar Vjosën për kryetare. Ne vendimin do të marrim me kohë pas analizës. Ne i respektojmë hierarkinë”, ka thënë Borovci për ‘Indeksonline’.