LAJMI I FUNDIT:

Punëtori dyditore për rishikimin e Legjislacionit Penal

Punëtori dyditore për rishikimin e Legjislacionit Penal

Ka filluar punën punëtoria dyditore e Grupit Punues për rishikimin e Drejtësisë Penale respektivisht Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Punëtoria është organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Drejtori i Departamentit Ligjor të Ministrisë së Drejtësisë dhe njëkohësisht Kryesues i Grupi Punues, Ardian Bajraktari, theksoi se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që t’i rishikoj dispozitat e kodeve të cilat nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë vlerësuar si pengesa eventuale në punën e tyre, me qëllim që të avancimit të infrastruktura ligjore, në mënyrë që organeve të cilat merren me zbatimin e ligjit t’u mundësohet legjislacion adekuat, i cili mundëson parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, para së gjithash veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit, etj.

Ministria e Drejtësisë ka pranuar një numër të konsiderueshëm të komenteve, të cilat do të jenë objekt diskutimi, në këtë punëtori e cila do t’i vazhdoj punimet edhe të shtunën.


Në këtë punëtori po marrin pjesë përfaqësues nga zyra e BE-së, zyra e Presidentit, gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Policia e Kosovës, si dhe ekspert vendor dhe ndërkombëtarë. /Telegrafi/