LAJMI I FUNDIT:

Sherifi, kundër pazareve me vota: Qeveria duhet të formohet me marrëveshje parimore e programore (Video)

Sherifi, kundër pazareve me vota: Qeveria duhet të formohet me marrëveshje parimore e programore (Video)

Sekretari i Përgjithshëm i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, gjatë një interviste për Telegrafin ka thënë se kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka siguruar partnerët e koalicionit se ka arritur t’i sigurojë deputetët e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë.

“Nuk arsye të dyshoj në atë që thotë Haradinaj si mandatar. Formimi i Qeverisë do të ndodh menjëherë pas konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Sherifi.

Ai ka theksuar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, presidenti Hashim Thaçi duhet menjëherë të thërras seancën ku do të votohet krijimi i Qeverisë së ardhshme të Kosovës.


Sherifi ka shtuar se vendi ka ngecje në shumë fusha dhe se nuk duhet përsëritet ngërçi i vitit 2014.

Ai më tej ka theksuar se “nëse kjo qeveri do të krijojë shumicën e saj parlamentare përmes pazareve, kjo do të jetë e pamoralshme dhe e padrejtë”!

“Qeveria duhet të formohet me marrëveshje parimore e programore”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore

Drejtësi
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Kalo në kategori