LAJMI I FUNDIT:

​FSK përfundoi me sukses stërvitjen “KFOR 23” në Gjermani

​FSK përfundoi me sukses stërvitjen “KFOR 23” në Gjermani

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i komanduar nga kapiten Fatmir Lani, nga data 19 qershor deri më 11 korrik po merr pjesë në ushtrimin e përbashkët KFOR 23 në Bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR), në Qendrën e Bashkuar Shumëkombëshe për Gatishmëri (JMRC), në Hohenfild të Gjermanisë.

Kontingjenti i FSK-së është i përbërë prej 16 pjesëtarëve, një skuadër me 9 pjesëtarë e Kompanisë për Mbrojtje Kimike-Biologjike- Atomike (MKBA) dhe një ekipi me 5 pjesëtarë për eliminimin e mjeteve eksplozive të Pashpërthyera (EOD) e Kompanisë së Deminimit, si dhe dy vëzhgues –kontrollues.

Për të parë nga afër operacionet përfundimtare të ushtrimit KFOR 23 të kontingjentit të FSK-së, i cili i është bashkuar Brigadës 39-të të Këmbësorisë të Ushtrisë Amerikane për Evropë në Ditën e Vizitorëve në Gjermani, përveç personaliteteve të shumta ushtarake amerikane, gjermane dhe vendeve tjera të NATO-s, qëndruan dje edhe gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Jahir Sejdiu.


Gjenerali Halimi nga drejtuesit e ushtrimit mori komente dhe vlerësime shumë të larta për angazhimin, disiplinën dhe profesionalizmin që po tregojnë pjesëtarët e FSK-së.

Gjatë aktiviteteve trajnuese dhe stërvitore të ushtrimit, Ekipi i EOD-së ka për mision që të detektojë dhe shkatërrojë mjetet e pashpërthyera, ndërsa skuadra e MKAB-së të bie në kontakt me autoritetet lokale për të bërë vlerësimin e zonës së kontaminuar.

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas përfundimit me sukses të ushtrimit, i cili u drejtua nga Qendra e Bashkuar Shumëkombëshe për Gatishmëri, pritet që të kthehet në vend për të vazhduar shërbimin me profesionalizëm dhe përkushtim.

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori