Kuvendi i Maqedonisë nuk e vazhdoi seancën e gjashtë, ricaktohet për të hënën
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot nuk do ta vazhdojë seancën e gjashtë në rend dite të së cilës janë propozim vendimi për dhënie të pëlqimit të akteve të përgjithshme të Avokatit të Popullit, si dhe shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm Marko Zvërlevski. Seanca, siç informojnë për AIM nga pres-shërbimi kuvendor është ricaktuar për të hënën në orën 11.00, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, dje e ndërpreu seancën pas serisë së pauzave që e kërkuan deputetët e OBRM-PDUKM-së që të shqyrtohen stenogramet nga fjalimi i Avokatit të Popullit Ixhet Memeti. Paraprakisht nga OBRM-PDUKM-ja bënë të ditur se kanë formuar 10 grupe të deputetëve. Koordinues të grupeve të deputetëve janë Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Zoran Ilioski, Vlladanka Aviroviq, Daniella Rangellova, Panço Minov, Dimitar Stevavanxhija, Dragan Danev, Bllagica Lasovska dhe Dragan Cuklev, njofton AIM.
Sipas Rregullores kuvendore, koordinuesit e grupeve të deputetëve kanë të drejtë në diskutim prej 15 minutave dhe të kërkojnë vërejtje procedurale edhe 3 minuta. Në rend dite të seancës së gjashtë janë edhe propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të parashtruar nga Nola Ismajllovska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova dhe raportet vjetore për punën e shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për situatën me deponinë e paligjshme në Strugë, propozim i parashtruar nga grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian