LAJMI I FUNDIT:

Remy largohet nga Chelsea, kthehet në Ligue 1

Remy largohet nga Chelsea, kthehet në Ligue 1

Loic Remy nuk është në planet e kampionëve të Anglisë, Chelsea.

Sulmuesi francez ishte i huazuar së fundmi tek Crystal Palace.


Por edhe pse është kthyer në klub, ai pritet të largohet së shpejti.

30-vjeçari ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Ligue 1.

Rennes është skuadra që i ka ofruar kontratë tri vjeçare ish-reprezentuesit francez.

Klubi kuq e zi i ka ofruar edhe fanellën e titullarit dhe Remy ka pranuar rikthimin në Ligue 1.

Chelsea ka pranuar që ta lë të lirë lojtarin për rreth gjashtë milionë euro pasi lontrata e tij skadon në vitin 2018. /Telegrafi/