LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Programi Cambridge ishte me dëme të mëdha për sistemin arsimor

“Qeveria e re largoi prgramin Cambridge në shkollat e mesme me qëllim që të ndalohen dëmet e mëdha në sistemin arsimor, si rezultat i një programi të pakuptimtë të imponuar nga OBRM-PDUKM”, thonë nga LSDM, të cilët ju përgjigjën Dragan Danevit nga OBRM-PDUKM-ja, i cili akuzoi LSDM-në kthim prapa të arsimit me largimin e programit Cambridge, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbaroi koha kur OBRM-PDUKM-ja kishte mundësi që fshehurazi dhe me dhunë, të rrënojë arsimin me vendime jocilësore të cilat kanë shkuar në dëm të sistemit arsimor. Qeveria e LSDM-së së bashku me qytetarët, jep bazë të shëndoshë për reformat që mundësojnë cilësi në arsim dhe që do të jenë në interes të nxënësve, studentëve, mësuesve dhe profesorëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/