LAJMI I FUNDIT:

MSH: Uji në Kosovë është i pijshëm

MSH: Uji në Kosovë është i pijshëm

Ministria e Shëndetësisë me anë të një komunikate për media njofton se bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije, të bëra sot më 6 korrik të dhënat laboratorike për parametrat kimik rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, sipas Udhëzimit Administrativ 16/2012.

“Në bazë të parametrave të analizuar, uji nga ujësjellësi është i pijshëm, brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012”, thuhet në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) i siguron qytetarët e Kosovës se ky Institut ka kontrollë të përhershme të cilësisë së ujit për pije si nga sistemet qendrore të furnizimit, ashtu dhe uji i ambalazhuar dhe nuk ka vend për shqetësim.


Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet e Institutit Kombëtar.

IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale, duke kërkuar nga organet relevante të avancojë dhe zgjerojë me prioritet spektrin e analizave laboratorike të ujit, ajrit dhe ushqimit. /Telegrafi/