LAJMI I FUNDIT:

I ka vetëm 34 kilogramë, Angelina Jolie në prag të vdekjes! (Foto)

I ka vetëm 34 kilogramë, Angelina Jolie në prag të vdekjes! (Foto)

Problemi me humbjen e shpejtë të peshës për Angelina Jolien është shndërruar sërish në top temë për publikun.

Më parë aktorja ka vuajtur edhe nga anoreksia nevrike pasi vdekjes së nënës së saj për shkak të kancerit të gjirit, e atëherë aktorja peshoi 36 kilogramë.

Tani pesha e saj është edhe më e vogël se atëherë dhe ish bashkëshortja e Brad Pitt është në prag të vdekjes.


Javën e kaluar u zbulua se ajo e ka marrë afër zemrës divorcin dhe se sërish ka filluar të konsumojë duhanin.

Dikur shkëlqente në premierat filmike – sot lufton për jetën e saj!

Aktorja pa ndërprerë konsumon disa paketime të duhanit në ditë duke mos e marrë parasysh faktin se kjo shprehi mund t’ia rikthejë asaj kancerin të cilin ajo e ka luftuar me shumë vështirësi, shkruan Telegrafi.

Tash edhe më të frikshme janë informacionet e fundit për shëndetin e aktores së njohur, pesha e të cilës ka arritur në pikë kritike prej vetëm 34 kilogramë.

“Angelina nuk po ia del mbanë. Duart e saj janë të holla sikurse shkopinj dhe mund të shihni eshtrat në lëkurën e saj. Pesha e saj po shkon duke rënë drastikisht”, ka thënë një burim i afërt i aktores i brengosur me gjendjen e saj.

Sipas këtij burimi, aktorja tash e sa kohë e ka kaluar “vijën e kuqe” dhe se tash jeta e saj është në rrezik.

Angelina në prag të vdekjes, por Brad Pitt këndellet dhe shfaqet muskuloz (Foto)
Lexo po ashtu Angelina në prag të vdekjes, por Brad Pitt këndellet dhe shfaqet muskuloz (Foto)

Jo shumë kohë më parë mediat kanë raportuar për refuzimit e Angelina Jolies për të ngrënë dhe për pirje të madhe të duhanit e cila çoi në një lodhje të saj të jashtëzakonshme trupore dhe tash ajo peshon më pak se sa asnjëherë tjetër.

Dikur një nga çiftet më të bukura dhe lumtura të Hollywoodit – sot ska mbetur asgjë prej asaj kohe.

“Ishte vështirë për të që të qëndronte para Bradit, kjo është prova më e madhe e jetës së saj. Ajo është gjithmonë në ankth ekstrem”, thekson një tjetër burim i afërt me Angelina Jolie, duke thënë se ylli frikën më të madhe e ka humbjen e fëmijëve.

Çifti më i përfolur hollyëoodian kërkoi divorcin në shtator, disa ditë pasi Pitt sipas disa spekulimeve goditi djalin e madh Madocks, gjatë një fluturimi të tyre me aeroplanin personal. Si arsye për divorcin, Jolie i ka përmendur dallimet e pa përmirësueshme mes tyre, por avokati më vonë ka thënë se arsyeja e divorcit ishte që të mbahej familja e fortë.

Edhe Brad Pitt e përjetoi keq ndarjen. Ai në muajin e parë humbi dhjetëra kilogramë. Por, duket se Angelina është goditur më vonë nga ky divorc.

Tani, aktorët kanë paditur njëri-tjetrin për të marrë të drejtën për kujdestarinë e fëmijëve.

Jolie e ka fituar rastin e saj dhe ka fituar kujdestarinë, por Pitt nuk ka ndërmend të dorëzohet në këtë luftë dhe ka kontestuar vendimin e gjykatës, teksa ai ka premtuar se do të ofrojë dëshmi në media për sjelljen e keqe të ish-gruas së tij ndaj fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori