Për herë të parë në këto 25 vite Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë marrëdhëniet mes shtetit dhe mërgimtarëve tanë i ngrit në nivel politik me emërimin e ministrit të obliguar për diasporën, që deri tani nuk ka qenë rast. Me këtë dëshiruam të tregojmë si Qeveri se për ne është me rëndësi diaspora, respektivisht njerëzit tanë të cilët përkohësisht janë në punë dhe jetojnë jashtë Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë sot e theksoi ministri pa resor i obliguar për diasporën, Edmond Ademi, i cili foli në panelin “Perspektivat dhe potencialet e migrimeve në dhe jashtë Maqedonisë” në kuadër të forumit tematik “Sfidat, perspoektivat dhe potencialet e migrimeve”, që e organizoi programi për përkrahje të shoqërisë qytetare në Maqedoni “Civika mobilitas”. Ai potencoi se ajo që është me rëndësi tani është të punojnë në strategjinë kombëtare për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me dasporën, e cila si e tillë nuk ekzuston në këtë moment dhe do të përfshihen të gjitha aspektet lidhur me diasporën, njofton AIM.
“Në këtë fazë të parë, në këto 30 ditë të para kam pasur mjaftë kontakte me njerëz të cilët punojnë ose jetojnë jashtë, para së gjithash njerëz të rinj të cilët kanë shktuar për shkak të arsimit, punës dhe të cilët janë të gatshëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jodrejtpërdrejtë t’i ndihmojnë edhe Qeverisë edhe shtetit në ndërtimin e atyre urave për bashkëpunim dhe ky është hapi i parë që e ndërmarrim. besoj se do ta kthejmë atë besim edhe të diasporës vizavi institucioneve dhe anasjelltas të shtetit lidhur me diasporën”, tha Ademi. Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter Tejada tha se kur flitet për migrimin zakonisht kjo çështje lidhet me të rinjtë, pasi ata më së shpeshti e braktisin vendin.
“Shpresoj se kjo iniciativë do të transmetojë porosi inspirative për të gjithë ata të cilët janë involvuar”, shtoi Tejada. Pas panelit të parë, u mbajt punëtori “Së bashku për aksion: Potencialet nga migrimi për Maqedoninë”, ku pjesëmarrësit folën për ide dhe aksione të përbashkëta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite