LAJMI I FUNDIT:

Reth 370 milionë euro më pak investime të huaja nga viti 2010

Reth 370 milionë euro më pak investime të huaja nga viti 2010

Mbizotërimi i një klime jostabile politike në vend ka bërë që Kosova t’i humbë 369 milionë euro investime të huaja nga viti 2010 deri më sot. Madje, shteti ynë ka edhe një prej përqindjeve më të ulëta në rajon sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës në katër vjetët e fundit

Kosova ka shënuar rënie drastike të investimeve të huaja prej 35 për qind nga viti 2010 deri më tani. Nëse e përkthejmë në euro, Kosova ka humbur jo më pak se 369 milionë euro të investimeve kapitale. Madje vendi ynë qëndron më së keqi në rajon edhe sa i përket krijimit të vendeve të reja të punës, shkruan Zëri.

Nga 400 mijë vende të reja të punës, Kosova në pesë vjetët e fundit ka krijuar rreth 50 mijë vende. E, këto shifra jo të mira për vendin kanë ndodhur pikërisht për shkak të jostabilitetit politik në vend. Kështu thuhet në raportin vjetor të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, të prezantuar në Dubrovnik ditë më parë.


Sekretari gjeneral i kësaj organizate, Goran Svilanoviq, i ka thënë gazetës “Zëri” se stabiliteti është i nevojshëm për t’i dhënë hapësirë qeverisë, e cila zgjidhet për të treguar se çfarë mund të bëjnë. /Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori