LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Ka mbaruar koha e borxhit fshehurazi, do të ketë përgjegjësi për keqpëdorimet

LSDM: Ka mbaruar koha e borxhit fshehurazi, do të ketë përgjegjësi për keqpëdorimet

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj konferencës së Liljana Kuzmanovska nga radhët e OBRM-PDUKM-së, e cila akuzoi LSDM për futje në borxh të shtetit për 20 milionë euro të reja. Nga LSDM, thonë se nuk ekziston borxh më i madh se ajo që OBRM-PDUKM-ja ju ka bërë qytetarëve gjatë qeverisjes së tyre 11 vjeçare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kuzmanovska: LSDM-ja ka rritur borxhin shtetëror për 20 milionë euro të reja
Lexo po ashtu Kuzmanovska: LSDM-ja ka rritur borxhin shtetëror për 20 milionë euro të reja

“OBRM-PDUKM në mënyrë jo transparente dhe sekrete ka futur në borxh qytetarët, ndërsa paratë i ka shfrytëzuar për luks, harxhime joproduktive dhe pasurim personal, me çka qytetaët dhe gjeneratat e ardhshme i ka futur në borxh publike me mbi 50% të BPV-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se ndryshimet po vërehen, pasi sipas tyre, qeveria e re në mënyrë transparente informon qytetarët për çdo hap që ndërmarrin./Telegrafi/