LAJMI I FUNDIT:

Chelsea, gati ta testoj Tottenhamin me një ofertë të ‘çmendur’ për Dele Allin

Chelsea, gati ta testoj Tottenhamin me një ofertë të ‘çmendur’ për Dele Allin

Chelsea po përgatit një ofertë të madhe për mesfushorin e Tottenhamit, Dele Alli.

Sipas Don Balon, Blutë janë të prirur për të ri-nënshkruar me Romelu Lukaku nga Evertoni dhe gjithashtu janë duke synuar anglezin Alli.

Për mesfushorin e Tottenhamit dhe sulmuesin e Evertonit thuhet se do të ofrohen nga 88 milionë funte për secilin.


Lukaku kohëve të fundit hodhi poshtë mundësinë për t’u bërë lojtari më i paguar i Evertonit, ndërsa ai duket se do të bashkohet me një klub që konkurron në Ligën e Kampionëve.

Alli ka ndihmuar Spursat për të përfunduar në vendin e tretë dhe të dytë në Ligën Premier, duke shënuar 32 gola dhe duke siguruar 24 asistime në këtë proces.

Chelsea përfundoi nënshkrimin e lirë të ish-portierit të Manchester Cityt, Ëilly Caballero sot dhe gjithashtu ranë dakord për një marrëveshje për ish-lojtarin e  Exeter, Ethan Ampadu. /Telegrafi/