Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se takimi i dy presidentëve, Thaçit dhe Vuçiqit, të hënën në Bruksel, mund të sjell relaksim të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhim në zbatimin e asaj për çka veç janë arritur marrëveshjet.
“Ky do të jetë edhe një rast që të tregojmë nevojën dhe dëshirën tonë që ajo për të cilën jemi marrë vesh të realizohet, si dhe të dëshmojmë përkushtimin tonë se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen problemet”, ka thënë Gjuriq për Televizionin shtetëror serb”, transmeton Telegrafi.
Ai ka folur edhe lidhur me konstituimin e institucioneve të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, duke thënë se nuk ka asnjë arsye që një serb të mos emërohet në njërën nga tri funksionet kryesore të Kosovës.
Sipas tij roli i serbëve në formimin e qeverisë nuk duhet të jetë “vetëm sa për dekor”.
Gjuriq ka marrë shembull zgjedhjen e një shqiptari kryeparlamentar të Maqedonisë.
“Nëse Presidenti i Parlamentit të Maqedonisë mund të jetë përfaqësues i komuniteteve pakicë, nuk ka asnjë arsye që një nga tre funksionet kryesore në krahinën tonë jugore, të mos jetë serb”, tha Gjuriq.
Takimi i Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel është konfirmuar nga zyra e përfaqësueses së lartë të BE-ë, Federica Mogherinit, ku theksohet se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që u mbajt mbrëmë në Dubrovnik.
Ata do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu, për zhvillimet më të gjëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksohet në fund të një kumtese të shkurtër të Zyrës së Mogherinit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos