Adele është detyruar t’i anulojë dy spektaklet finale të turneut të saj botëror, pas dëmtimit të kordave të zërit. Këshillat e mjekëve e kanë shtrënguar këngëtaren të shmangë daljen në skenë, për sa kohë është në këtë gjendje.
Zemërthyer, 29-vjeçarja u ka kërkuar ndjesë fansave të saj, e në postimin në Twitter, ku njoftonte anulimin e koncerteve që duhej të mbaheshin këtë fundjavë në stadiumin Wembley të Londrës, i quan dy spektaklet e mëhershme atje si më të mëdhatë e më të mirat në të gjithë jetën e vet.
Performanca në Wembley të shtunën dhe të dielën ishte pritur me padurim. Pavarësisht problemeve me zërin, interpretimet që beri më 28 dhe 29 korrik u pritën shumë mirë nga kritika – transmeton TCH.
The Guardian e përshkruante si “instinktivisht karizmatike”; Times e konsideron mbresëlënëse; ndërsa për The Telegraph, Adele është “tmerrësisht e natyrshme në skenë”.
Nga sa shpjegon ajo vet në Twitter, e ka sforcuar zërin më shume se zakonisht, e kjo ka sjellë për pasojë dëmtimin e kordave. “Vendosa të ndjek këshillën e mjekëve specialistë e të mos performoj këtë fundjavë”, sqaroi këngëtarja.
“Thjesht nuk do të doja që të shkërmoqesha aty në syrin tuaj, e të ikja dhe ta lija koncertin përgjysmë”, ka vazhduar ajo.
Tejet e sinqertë në pohimin e saj, Adele tregon se ishte aq e dëshpëruar që të mos i zhgënjente fansat e vet, sa kishte menduar që në dy shfaqjet e fundit të mos këndonte “live”.
“Por nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë, dhe nuk do t’ua bëja ndjekësve të mi as në një milion vite. Nuk do të isha unë pastaj në atë skenë”, është shprehur këngëtarja.
Kjo nuk është hera e parë që Adele ka pasur probleme me kordat zanore. Në vitin 2011, ajo u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një polipi beninj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vdes në moshën 31 vjeçare këngëtari me famë botërore Liam Payne
Getinjo reagon i çuditur: Erdhi koha që interneti dhe paraja na larguan prej njëri-tjetrit, kurrë s’kemi qenë më parë kështu
Aktori Dylan Sprouse mbështeti gruan e tij në sfilatën e “Victoria’s Secret” në një mënyrë të pazakontë dhe solli rekuizita në shfaqje
Bleona Qereti takohet me Donald Trumpin në Michigan, i bashkohet fushatës së tij për President të Amerikës në mitingun me shqiptarët
Getinjo reagon i çuditur: Erdhi koha që interneti dhe paraja na larguan prej njëri-tjetrit, kurrë s'kemi qenë më parë kështu
Santiana Maloku: Nuk e kuptoj akoma se çfarë urrejtje ka populli shqiptar ndaj meje - nuk kam bërë asgjë
Pas divorcit, Ben Affleck është fotografuar në shoqëri me asistenten e tij Gigi Foquet
Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë
Robert Berisha reagon ashpër në rrjete sociale: Nuk ka mbetur të kërcejmë as me kolege
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll