Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës sot do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të kryer patrullime rrugore së bashku me Policinë e Shqipërisë.
Kjo është bërë e ditur sot në një konferencë për media në pikën e kalimit kufitar Vërmicë, pas të cilës ekipet policore do të vazhdojnë për në Shqipëri për të kryer detyrën konkrete sipas memorandumit të bashkëpunimit.
Major Jeton Rexhepi, drejtor i Drejtorisë për komunikacionin rrugor dhe bartës i implementimit memorandum të bashkëpunimit mes palës kosovare dhe shqiptare, tha se patrullimi i përbashkët gjatë shtatë viteve të fundit është realizuar me sukses dhe ai po ndikon që të ketë më shumë siguri në rrugë.
“Ky memorandum ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit, njëkohësisht ofrimin e sigurisë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, qoftë shofer apo pjesëmarrës me mjete nga Kosova, njëkohësisht edhe për vetë pjesëmarrësit apo banorët e shtetit Shqiptar, që bashkërisht me njësit patrulluese, të kontribuojmë që në këtë sezon veror rrjedha e trafikut të jetë më e lehtë dhe të ofrohet një siguri më e madhe. Andaj, ne si policia e Kosovës, kemi përkrahur dhe po mbështesim që nga sot të filloj ky patrullim i përbashkët, në 6 turne. Një turn do t’i ketë 3 njësi policore me 6 zyrtarë policorë dhe po ashtu në kuadër të tyre, njëri prej tyre do të jetë mbikëqyrës i ekipit, i cili do të komunikojë me palën shqiptare dhe njëkohësisht do të ketë komunikim edhe me policinë e Kosovës, gjerësisht me bartësit e implementimit të këtij memorandumi”, ka thënë Rexhepi.
Ndërsa, Skënder Ismaili, shef i sektorit të sigurisë rrugore në Drejtorinë e policisë së Shtetit shqiptar, ka thënë se si pasojë e bashkëpunimit ndërmjet dy policive gjatë viteve të fundit ka pasur rënie të numrit të aksidenteve në sezonin veror në rrugët e Shqipërisë.
“Dua t’iu bëj thirrje të gjithë pushuesve kosovar që iu drejtohen plazheve të Shqipërisë, që duhet të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të rrugës, sepse edhe infrastruktura rrugore ka disa defekte, të cilat në marrëdhënie me rrugën duhet të jeni pa rol dhe drejtuesit e mjeteve, që do te thotë që ata duhet të respektojnë me përpikëri sistemin rrugor. Kemi mjaft raste të vitit të kaluar ku shtetasit kosovar ose edhe ata të huaj janë përfshirë në konflikte rrugore dhe kemi disa raste ku qytetarët kanë humbur jetën. Prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm pavarësisht radhëve të gjata që krijohen në bregdet ose rrugëve të tjera”, ka thënë Ismaili.
Për më tepër ai ka bërë të ditur se do të ketë ndëshkime për shkelësit e rregullave në komunikacion.
“Shërbimet e policisë në shkallë vendi janë porositur që të jenë pak më tolerant ndaj pushuesve, të ofrojnë më shumë shërbime sesa ndëshkime, por duhet ta keni të qartë se edhe ndëshkimet janë në funksion të zbatimit rregullit të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës. Nuk është qëllim në vetvete gjoba, nuk është qëllim në vetvete pezullimi i lejes së drejtimit, por qëllimi është siguria, rrjedhshmëria e trafikut dhe siguria e përdoruesve të rrugës, siguri të cilën më thënë të drejtën gjatë kohës së pushimeve verore ku numri i lëvizjes është mjaft i madh por edhe amplituda e ndodhjes së ngjarjeve rrugore është më e lart. Ne këtë vit kemi parashikuar një sërë masash dhe shërbimesh. Atje ku nuk ka formë të sinjalizimit rrugor, ne pra në ndihmë kemi vendosur patrullat e policisë dhe i orientojmë ato që të jenë sa më të sakta në orientimin e lëvizjeve por edhe në mirësjellje me qytetarët”, ka thënë ai.
Ismaili u ka uruar të gjithë pushuesve kosovarë që këtë sezon ia mësyjnë bregdetit shqiptar pushime të mbara.
Ndryshe, në bazë të marrëveshjes të bashkëpunimit mes dy policive, është parë e arsyeshme që prezenca e policisë së Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë viteve të kaluara, ka qenë e suksesshme, si në shkëmbimin e eksperiencave të policive në kryerjen e shërbimeve policore, ashtu edhe në rezultatet, të cilat kanë pasur. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane
Festa e Bajramit në prag, qytetarët ankohen për çmime të larta të kurbanëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit