LAJMI I FUNDIT:

Thaçi kërkoi nga Mogherini prezencë më të madhe të BE-së në rajon

Thaçi kërkoi nga Mogherini prezencë më të madhe të BE-së në rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit të SEECP-së, ka zhvilluar një takim përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nga Mogherrini ka kërkuar një prezencë më të madhe të BE-së në rajon, një qartësi dhe një perspektivë më të sigurt për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“BE-ja është korniza e vetme për modernizmin e shoqërive tona, për demokratizimin e shteteve dhe për garantimin e zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Thaçi, transmeton Telegrafi.


Ndryshe, gjatë Samitit SEECP, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, është shprehur e bindur se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të rifillojë.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe marrëveshjet duhet të zbatohen. Pres zhvillimet të reja nga dialogu mes dy vendeve”, citohet të ketë thënë Mogherini.

Duke folur për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian, dhe njohjen e ndërsjellë, Mogherini tha se ka parë angazhim te të dyja shtetet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori