LAJMI I FUNDIT:

Rregulla të reja komunikacioni në Aeroportin e Shkupit

Rregulla të reja komunikacioni në Aeroportin e Shkupit

TAV Maqedonia do të zbatojë regjim të ri komunikacioni para terminaleve të Aeroportit të Shkupit. Përdorimi falas i rrugës para aeroportit do të kufizohet në 10 minuta qëndrim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse veturat qëndrojnë më gjatë, atëherë do të duhet të paguajnë taksa prej 500 deri 2000 denarë. TAV njofton se ajo hapësirë nuk është e destinuar për parkim veturash, por vetëm për t’i lënë udhëtarët.

Gjithashtu, janë ulur çmimet e parkimit në hapësirën e caktuar. Një orë do të kushtojë 80 denarë, kurse dy orë do të kushtojë 100 denarë. Nga 2 deri më 4 orë, parkimi do të kushtojë 150 denarë, kurse nga 4 e deri më 8 orë, 200 denarë. Deri më 24 orë, parkimi do të kushtojë 600 denarë.


Parkimi nga 3 e deri më 7 ditë do të kushtojë 180 denarë, kurse nga 8 e deri më 14 ditë, 2500 denarë./Telegrafi/