LAJMI I FUNDIT:

Raka: Rrethohen militantët e Shtetit Islamik

Raka: Rrethohen militantët e Shtetit Islamik

Disa zyrtarë ushtarakë kanë njoftuar se forcat e mbështetura nga SHBA-ja në Siri, kanë rrethuar qytetin Raka, të cilin militantët e Shtetit Islamik e kanë vetëshpallur si kryeqytetin e tyre.

Forcat Demokratike të Sirisë, të mbështetura nga SHBA-ja “kanë rrethuar nga të gjitha anët militantët e Shtetit Islamik brenda qytetit Raka”, ka njoftuar Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Fitorja kundër militantëve të grupit Shteti Islamik vjen pas njoftimit, se forcat irakiane kanë marrë kontrollin e një xhamie në Mosul, e cila ka qenë një nga bazat e Shtetit Islamik.


Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka deklaruar “fundin” e një shteti ekstremist “të rremë”.

Luftimet për të marrë në kontroll qytetin Raka kanë filluar në nëntor, pasi ky vend kontrollohet nga Shteti Islamik nga viti 2014.

Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Ryan Dillon ka thënë më 29 qershor se forcat e mbështetura nga SHBA-ja kanë larguar militantët e Shtetit Islamik nga dhe rreth qytetit Raka, në një hapësirë prej 7.5 kilometrash katrorë.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik, tashmë të braktisur nga grupi i tyre, janë në presion të Forcave Demokratike të Sirisë. Ushtarët e kësaj force tani kontrollojnë të gjitha rrugët hyrëse nga jugu i qytetit Raka.

Zyrtarët kurdë kanë thënë se brenda qytetit Raka janë rreth 4,000 ushtarë të Shtetit Islamik.

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori